Kakavijë, po transportonte drogë drejt Greqisë, në pranga 43 vjeçari

Një 43- vjeçar është arrestuar nga policia mesditën e sotme pasi u përpoq të transportonte drejt kufirit grek 28 kg kanabis. Në pranga ka rënë Dashnor Hamza, 43 vjeç. Sipas njoftimit të policisë Dashnor Hamza, me mjetin tip “Lancia Phedra”, me targa AA 458 MA. Pas regjistrimit në sistemin TIMS nga punonjësit e Policisë Kufitare, mjeti ka kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm ku në një vend të sajuar në shasinë e automjetit u gjetën disa pako me kanabis. 43- vjeçari Dashnor Hamza nga Tepelena akuzohet për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve “.

Artikulli paraprakBURG PËR NDOTËSIT E AMBIENTIT,15 VITE PO HODHE VAJRA NË DET
Artikulli tjetërISIS PRIVON BANORËT NGA UJI NË MOSUL