Tek Vllaznia ka besim se dy humbjet radhazi në kampionat me Kukësin dhe Partizanin do lihen pas dhe ndaj Flamurtarit skuadra do rikthehet tek fitorja.

Futbollisti i Vllaznisë Arlind Kalaja është optimist për një tre pikësh ndaj vlonjatëve. Kalaja beson se Vllaznia ka forca për të vijuar rrugëtimin edhe në Kupën e Shqipërisë. Kalaja shprehet se i mungon goli por shpreson që ta gjejë sa më parë edhe me paraqitjet pozitive në fushën e lojës ndërsa nuk ndjehen të kërcënuar nga mbijetesa në Superligë. Ndeshja Vllaznia-Flamurtari do të luhet të shtunen në ora 14:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës ku kuqeblutë kërkojnë medoemos fitoren për të qenë sa më larg rrezikut të mbijetesës.

Artikulli paraprakKOSOVA DO TË LUAJË NË “LORO BORIÇI”
Artikulli tjetër100 VJETORI I MUSINE KOKALARIT