Kalaja e Drishtit, një nga thesaret historike të Shqipërisë, po shkon drejt degradimit. Kushtet e vështira ekonomike kane bërë që shume familje të largohen nga shtëpite e tyre, duke I Iënë të shkojnë drejt shembjes.
Petrit Kalaja është pjestar i një prej familjeve më të vjetra të Drishtit. Ai thotë se është larguar prej shumë vitesh nga kalaja e Drishtit për shkak të kushteve të vështira
54 vjeçari kthehet herë pas herë, ku edhe kujdeset për tokën e të parëve, por ajo që e shqetëson Petritin është mungesa e leveje për restaurimin e shtëpive të tyre shekullore
Interesi I të huajve për të vizituar kalanë e Drishtit është I lartë thotë Petriti, por mungesa e investimeve bënë që turistët të mos rrijnë gjatë në këtë monument kulture
Dëshira e Petritit është të rikthehet në tokën e të e parëve por kërkon nga që institucionet të lejojnë restaurimet e banesave
Ndërkoh pak ditë më parë u bë e mundur një ndërhyrje restauruse nga DRTK Shkoder e kishës trikonshe në kalanë e Drishtit monument kulture e kategorisë së parë. Kjo kishë është një dëshmi e cmuar e arkitekturës kishtare e shek X-XI






