Kalaja e Rozafës, një nga monumentet më të njohura të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, po tërheq cdo ditë e më shumë turistë vendas dhe të huaj. E ndërtuar mbi një kodër që ofron pamje panoramike mbi qytetin e Shkodrës, kalaja është shndërruar në një prej destinacioneve më të vizituara në veri të vendit. Përveç vlerave historike dhe arkitekturore, turistët ndalojnë për të përjetuar nga afër edhe legjendën e Rozafës. Stina e verës ka sjëllë një rritje të dukshme të vizitave, ku vizitorët shprehen të mahnitur nga kombinimi natyrës, historisë dhe atmosferës unike që ofron kalaja.

Kalaja e Shkodrës, mbetet jo vetëm simbol i Shkodrës por edhe një destinacion që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakINTERES NË RRITJE PËR ARSIMIN PROFESIONAL
Artikulli tjetërLAJMI I FUNDIT/ NJE I PLAGOSUR NGA SHPERTHIMI I BOMBULES SE GAZIT NE BANESE