Pozicioni gjeografik, legjenda e saj për mburosjen e një gruaje dhe vlerat historike bëjnë që kalaja e “Rozafës” në hyrje të Shkodrës të jetë ndër destinacionet më vizitueshme për turistët vendas dhe ata të huaj.

Këtë vit ndryshe nga vitet e tjera bie në sy që ka trend rritje të turistëve të huaj që janë nga Italia, Mali I Zi, vendet e europës perendimore por dhe lindore. Ky turist Italian është mahnitur nga bukuritë e shkodrës dhe kalasë që e shoqëron që në hyrje. Unë vij nga Treviso, jemi nisur nga Venecia dhe kemi ardhur për vizitë në Shkodër.Kalaja e Shkodrës është tepër e bukur, është hera e parë që e vizitoj dhe kam mbetur I mahnitur. Ka një pozicion tepër të bukur. Kemi një eksperiencë dhe përjetim shumë të mirë, kam ardhur bashkë me gruan time që e ka organizuar këtë guidë.Nga këtu do të shkojmë në Kosovë dhe Maqedoni. Ndërsa një tjetër turist nga italia u shpreh. Është një kështjellë shumë e bukur dhe na na thotë shumë kjo gjë sepse ne vijmë nga Venecia që dikur mes dy vendeve ka patur ura bashkëpunimi. Jam shumë shum I lumtur që e vizitova këtë kala. Burime zyrtarë nga DRKK bënë të ditur se numri i turistëve ka shënuar rritje të konsiderueshme krahasuar me të njëjtën periudhë me vitin e shkuar.Në ndihmë të vizitorëvë është edhe guida turistike në tre gjuhë , shqip, anglisht dhe serbo-kroatisht.