
Kalaja e Shkodrës vazhdon të mbetet ndër destinacionet më tërheqëse, ku çdo turist që viziton metropolin verior shpreh dëshirën për të parë nga afër “Rozafatin”.
Përgjegjësi I sektorit të arkeologjisë pranë DRKK Helidon Sokoli u shpreh se janë tejkaluar parashikimet pasi ky vit ka qënë unik duke thithur një numër të lartë vizitorësh.Sipas Sokolit nga periudha Janar deri në fund të Korrikut, Kalaja është vizituar nga 19200 turistë. Numrin më të lartë e përbëjnë turistët Malazez dhe të tjerë nga Europa Lindore pa përjashtuar edhe turistët nga vendet nordike Kalaja Rozafat është ndër destinacionet e preferuara të qarkut Shkoder për turistët e huaj të cilët janë nga vende të ndryshme të botës por edhe ngaShqipëria. Gjatë gjithë vitit kryesisht në stinën e verës kalaja tërheq një numër të konsiderueshëm vizitoresh të cilët e shënojne në listën e vendeve më të frekuentuara gjatë vizites në këtë qytet.






