Kalaja “Rozafa” vazhdon të mbetet destinacioni turistik kryesorë në Shkodër . Historia e lashtë e këtij monumenti kanë tërhequr mijëra turistë vendas e të huaj gjatë këtij sezoni turistik, duke konfirmuar edhe një herë peshën e saj në hartën turistike të vendit.

Për këtë vit, kalaja e Shkodrës ka kaluar tashmë shifrën zyrtare prej 100 mijë vizitorësh. Shifrat që flasin për një interes në rritje nga viti në vit treguan se kalaja mbetet një nga pasuritë kulturore më të vizituara e më të preferuara në të gjithë Shqipërinë.

Fluksi i lartë i turistëve pritet të vijojë deri në fund të sezonit, ndërsa Kalaja e “Rozafa” vazhdon të mbetet motori kryesor që nxit turizmin kulturor dhe ekonominë lokale në Shkodër.

https://youtu.be/8Jp8Rnko-bo

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBERISHA: PESË KËRKESAT E PROTESTËS, JA KUSH ËSHTË E PARA…
Artikulli tjetërKATEGORIA SUPERIORE, NË VENDIN E 64-T NË BOTË