Kalaja “Rozafa” edhe për këtë sezon turistik vijon të jetë më e preferuara e turistëve vendas dhe të huaj duke e rënditur si sitin më të vizituar në rang vendi .
Drejtuesi drejtorisë rajonale të trashëgimisë kulturore në Shkodër Helidon Sokoli thotë se vetëm për muajin prill kalaja ka pritur mbi 17 mijë vizitorë .
Sokoli thotë se një risi këtë vit është edhe zgjatja e orarit që kalaja “Rozafa” mund të vizitohet nga turidtët , tashmë çdo ditë deri në orën 20:00 .
Këtë vit në kalanë “Rozafa” pritet të nisin punimet për një investim të rëndësishëm në infrastrukturë I cili pritet të ndikojnë pozitivisht në vizitueshmërinë në këtë sit kulturor shumë të rëndësishmë për identitetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakINAUGUROHET QENDRA OPERACIONALE E MBROJTJES CIVILE
Artikulli tjetërDITA NDËRKOMBETARE E FAMILJES NË LEZHË