Raportin paraprak të auditit të bashkisë Shkodër administratori Neritan Kalamishi e ka quajtur një fletërrufe. Kalamishi disa herë nënvizoi faktin se nuk ka një raport përfundimtar të auditit gjë e cila nuk është thënë nga “Star Plus” dhe nga ana tjetër as nuk e mohoi dhe as nuk pohoi raportin paraprak.

Raporti paraprak i auditit nuk është një shpikje e “Star Plus” por është një dokument i dalë nga vetë bashkia Shkodër. Madje nuk është as një insistim i “Star Plus” por një vetëofrim nga zyrtar të bashkisë. Bashkia nuk ka bërë një përgënjështrim për atë raport paraprak, çka tregon qartë vërtetësinë e tij. Administratori Kalamishi nuk pohon e as mohon raportin paraprak por pranon se një audit i është bërë klubit Vllaznia nga bashkia Shkodër.Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi ka konfirmuar nisjen e auditit në emisionin “Tonight” në Star Plus ndërsa po ashtu me 26 shtator bashkia ka bërë një deklaratë zyrtare ku tregonte për nisjen e auditit dhe madje duke e thënë tekstualisht se raporti paraprak pritet të jetë gati me 30 shtator. As bashkia nuk e ka quajtur zyrtar por po ashtu as Star Plus. Shpresojmë që raporti përfundimtar dhe zyrtar të jetë ndryshe nga raporti paraprak sepse nuk do të ishte në të mirë të Vllaznisë.