Kafsha e fqinjit del në kopshtin e shtëpisë së tij dhe Zek Asllanaj nuk ka hezituar të konfliktohet me 28-vjeçarin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjinaj të Hasit, ku A. B., 28 vjeç është plagosur me çifte nga fqinji i tij 55-vjeçar.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se sapo kali i të riut ka hyrë në kopshtin e fqinjit, mes tyre ka nisur menjëherë konflikti i cili ka degjeneruar në përdorimin e armës. Policia ka ndërhyrë menjëherë sapo është njoftuar, dhe ka bërë të mundur identifikim dhe kapjen e autorit, si dhe është sekuestruar arma e gjahut e dyshuar që është përdorur në vendin e ngjarjes.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Kukësit jashtë rrezikur për jetën.Grupi hetimor po punon për dokumentin e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakKOSOVË, DY TË AKUZUAR PËR TERRORIZËM
Artikulli tjetërDHUNOHET NGA 3 PERSONA SHEFI I REGJIMIT TË BURGUT 313