Keshilli Bashkiak: Te merren masa qe te ndihmohen fermeret per zyrtariizimin e pronesise se prones
Proçesi i kalimit të tokës bujqësore nga përdorimi në pronësi, mbetet shqetësim në Lezhë.Problematika u ngrit gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ku u kërkuan masa më konkrete për të ndihmuar fermerët që të zyrtarizojnë pronësinë e tokës që kanë në përdorim prej vitesh.Nënkryetari i Këshillit, Agostin Marku, tha se mungesa e pronësisë së qartë ka krijuar pengesa serioze në zhvillimin e bujqësisë dhe në përgatitjen e projekteve të investimeve në këtë sektor. Sipas tij, përveç përfitimeve të drejtpërdrejta për fermerët, ky proces do të sillte gjithashtu përfitime për vetë Bashkinë, e cila do të kishte mundësi të administronte dhe të ardhurat nga taksa e tokës bujqësore.

Diskutimi për këtë çështje u bën një nga pikat kryesore të mbledhjes, me theksin se formalizimi i tokës do të ishte një hap i rëndësishëm për të forcuar besimin e fermerëve dhe për të nxitur investime të reja në bujqësi.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPOLICIA E SHKODRËS, PROCEDOHEN 4 SHTETAS
Artikulli tjetër“VETËM STOP DUHANIT” FUSHATË NË SHKODËR