
Dëmtimi i vazhdueshëm i parmakëve në bypass të Shkodrës vijon të mbetet një problematikë tejet shqetësuese. Pavarësisht zëvëndësimit të herëpashershëm të parmakëve, këto dëmtime vazhdojnë të ndodhin. Shpesh herë barrierat dëmtohen për shkak të personave të papërgjegjshëm por edhe nga aksidentet e shumta që ndodhin gjatë natës në këtë zonë si shkak i shpejtësisë së lartë me të cilën lëvizin drejtuesit e automjeteve. Kalimtarët thonë se kjo ndodh edhe si pasojë e mungesës së mirëmbajtjes nga institucionet përkatese. Për të parandaluar dëmtimet e mëtejshme ata thonë se një zgjidhje efektive do të ishte vendosja e kamerave në këtë zonë.
Lëvizja këmbësorëve apo përdoruesve të biçikletave është e pasigurtë si pasojë e këtij fenomeni, ndaj është e nevojshme të merren masat e duhura për të garantuar sigurinë e tyre por edhe mirëmbajtjen e kësaj zone.