Një grua kalimtare ndërroi jetë në spital 5 ditë pasi u përplas nga një automjet në qytetin e Elbasanit.

Por edhe pse ishte larguar nga vendi i ngjarjes, shoferi 22-vjeçar që nuk ndaloi t’i japë ndihmën e parë gruas 64-vjeçare, Violeta Myrteza, ai është lënë i lirë nga Gjykata e Elbasanit, pasi një akt mjeko-ligjor i nxjerrë për 72 orë, vlerësoi se kalimtarja nuk kishte marrë plagë të rënda nga aksidenti.

Por ditë më vonë pas këtij vendimi, zonja fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal të Elbasanit.

22-vjeçari Xhonalt Shermadhi pas aksidentit u largua duke e lënë kalimtaren në rrugë, ndërsa ishin disa kalimtarë të rastësishëm që bënë transportin e saj në spital.

I riu u identifikua nga kamerat e sigurisë, çka bëri të mundur edhe arrestimin e tij. Po 64-vjeçarja sot në orët e para të mëngjesit, ka shfaqur probleme shëndetësore, duke mos mundur të mbijetojë, gjykata e la të lirë 22-vjeçarin para se kalimtarja të ndërrontë jetë, duke vlerëuar që plagët nuk ishin të rënda, dhe ngriti akuzën vetëm për “largim nga vendi i ngjarjes”.

Ndërkohë, Policia e Elbasanit nuk ka dalë ende me një informacion zyrtar në lidhje me se çfarë ka ndodhur.