Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri ka reaguar menjëherë pas kallëzimit penal nga kontrolli i lartë i shtetit me akuzën se kjo ministri ka krijuar një dëm prej 479 milion euro.

Marrëveshja për zgjidhjen me mirëkuptim të çështjes së CEZ tha ministri Gjiknuri ka përmirësuar gjendjen duke rritur arkëtimet dhe duke ulur humbjet. Klsh-në që bëri kallëzimin penal, ministri Gjiknuri e quajti të vetmen vegël që i ka mbetur në dorë partisë demokratike. Ministri shkon edhe më tej teksa deklaroi se për katër vitet e qeverisë Berisha për marrëveshjen me CEZ po bëhet gati një dosje që do duhet ta hetojë parlamenti. Ministri i energjitikës raportin e KLSH-së e quajti një riprodhim i akuzave të PD-së dhe se në këtë raport mungon analiza e kushteve që çoi në këtë situatë.