Zona e Kaluërit në njësinë administrative Ungrej, Lezhë, po del nga izolimi disa vjeçar falë ndërtimit të një ure të re mbi përrua. Investimi po realizohet me financim të Bashkisë Lezhë dhe synon të zgjidhë përfundimisht problemet e lëvizjes për banorët e zonës.Punimet që po kryhen u inspektuan nga kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, i cili u shpreh se ndërtimi i kësaj ure është një ndër ndërhyrjet më të domosdoshme në këtë zonë, ku përroi paraqiste rrezik të vazhdueshëm për jetën e banorëve, sidomos gjatë stinës së shirave.Përveç këtij projekti, kryetari Ndreu tha se në njësinë administrative të Ungrejt do të zbatohen edhe investime të tjera të rëndësishme në infrastrukturë dhe shërbime për komunitetin.

Ky investim është pritur mjaft mirë nga banorët e zonës të cilët thonë se për vite me radhë kanë qenë të detyruar të kalojnë përmes ujit, duke rrezikuar edhe jeten.

Bashkia Lezhë vijon të jetë e angazhuar në përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale, duke u përgjigjur me projekte konkrete ndaj nevojave të komunitetit.

Artikulli paraprakPROBLEME NGA MOTI I KEQ NË LEZHË
Artikulli tjetërVLLAZNIA NISET DREJT ISLANDËS