Komisioni parlamentar i Sigurisë ka zhvilluar paraditen e sotme një seancë dëgjimore lidhur me masat e marra për zbatimin e ligjit “Për masat shtesë të Sigurisë Publike” si dhe nxjerrjen e akteve nënligjore për këtë ligj. Ndonëse pritej që në seancë të raportonte drejtori i Policisë së Shtetit, para deputetëve të Komisionit është paraqitur drejtori i Komanduar në Policinë e Elbasanit, Altin Qato. Duke u ndalur tek procesi, Qato tha se aktualisht janë ngritur komisionet në drejtoritë vendore dhe janë hartuar planet e masave për rritjen e sigurisë.

Deputeti Paulin Sterkaj në pyetjen drejtuar drejtorit të Policisë thotë se ndonëse grabitjet filmohen nga kamerat e sigurisë, autorët nuk identifikohen.