
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Kabash–Porocan, në Gramsh, pranë fshatit Bardhan. Një mjet tip kamion ka rënë në humnerë, ku në të udhëtonin një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra.
Për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën infermierja, ka mbetur e plagosur rëndë mësuesja, si dhe drejtuesi në gjendje të rëndë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.






