
Një përson mbeti i plagosur, pas përplasjes së një kamioni të tonazhit të rëndë me një foristradë.Aksidenti ndodhi rreth orës 8:00 të mëngjesit të se martës në superstraden Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldre.
Pas përplasjes foristrada përfundoj e përmbysur në anë të rrugë dhe për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i saj, i cili i dërgua me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.
Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethave të këtij aksidenti.






