Një kamion, i cili po transponte ushqim për vaskat e peshkut ka rënë në det në gadishullin e Karaburunit, ku si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.

Sipas informacioneve, mjeti ka qenë duke ecur në një rrugë të ngushtë kur drejtusi i mjetit humbi kontrollin duke rënë në det.

Punonjësit e vaskave kanë dhënë menjëherë ndihmën e parë drejtuesit të mjetit duke e transportuar në spital, ku aktualisht është në reanimacion, jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër kompania nisi nga puna për nxjerrjen e trailerit, ku në një operacion të pa realizuar më parë, kamioni është transportuar nëpërmjet disa balonave me ajër për disa milje, nga Karaburuni në Orikum.

Mjeti është dëmtuar totalisht dhe sipas burimeve nga kompania, demet janë të konsiderueshme.

Artikulli paraprakDY VËLLEZËR RRAHIN DHËNDRIN PËR VDEKJE ME SHKOP BEJSBOLLI NË DASMË
Artikulli tjetërSTAR TREND – 17.12.2019