Këto janë pamjet me dron brenda kantierit të ndërtimit të qendrës pritëse për emigrantët ne portin e Shëngjinit. Struktura e llojit kapanon është ngritur dhe punohet për sistemimin e ambienteve të brendshme.Punimet po ecin me ritme të shpejte, por nuk pritet te jete gati brenda ketij muaji ashtu siç ishte parashikuar.

Krahas qendrës pritëse në Portin e Shëngjinit, po vijojnë punimet edhe në Gjadër të Lezhës, për dy kampet që do shërbejnë për strehimin e emigranteve. Siç shihet në pamje, këtu punimet me ecin me ritëm më të ngadaltë dhe struktura nuk është ngritur ende.
Sipas marrëveshjes të nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë, emigrantët nga vendet e treta pritej të mbërrinin në fund të majit por sipas mediave italiane punimet pritet të zgjasin në një afat të pacaktuar për shkak të nisjes me vonesë.Qendra që po ndërtohet në Portin e Shëngjinit, do të shërbejë për pritjen e tyre.

Këtu do të mbahen në karantinë për 48 orë dhe më pas do të transportohen me autobusë rreth 35 km në kampin e Gjadrit. Investimi me vlere 653 milion euro po bëhet me fonde të qeverisë italiane bazuar në marrëveshjen Rama-Meloni firmosur në nëntor 2023. Maksimumi i kapacitetit të kampit në një vit është 36 mijë persona. Emigrantët do të qëndrojnë në kampin e Gjadrit gjatë periudhës që kryhen procedurat për azil në Itali

Artikulli paraprakTONIGHT – 10.05.2024
Artikulli tjetërVLLAZNIA MPOSHT TEUTËN NË GJYSMËFINALEN E KATËRT