Kampi veror “Buzëqeshim Verës” ka nisur aktivitetet edhe në njësitë administrative të Bashkisë Shkodër, duke u ofruar fëmijëve një verë aktive, argëtuese dhe edukative pranë komuniteteve të tyre.

Në Njësinë Administrative Rrethina, dhjetëra fëmijë po bëhen pjesë e lojërave, aktiviteteve kreative dhe edukative, duke kaluar ditë të mbushura me buzëqeshje, socializim dhe miqësi të reja.

Nisma synon t’u krijojë fëmijëve mundësi për të mësuar, për t’u argëtuar dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre gjatë pushimeve verore, ndërsa aktivitetet do të vijojnë edhe në njësitë e tjera administrative të Bashkisë Shkodër.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakAMNISTIA PENALE LIRON 101 TË DËNUAR NGA BURGU I REÇIT
Artikulli tjetërMALISHEVA-VLLAZNIA 2-0 / KUQEBLUTË INEKZISTENTË NË PJESËN E DYTË