
Sektori i turizmit në rajonin e Lezhës mund të përballet me pasoja serioze për shkak të situatës së tensionuar në kampin e Gjadrit, ku janë vendosur emigrant të cilëve ju është refuzuar azili në shtetin Italian dhe janë në pritje për tu riatdhesuar në vendet e tyre të origjinës. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë Pashk Palokaj, thotë se duhet të garantohet siguria brenda këtyre strukturave, ndërsa që prej ngritjes së kampit të Gjadrit turistet e huaj kanë përceptim negativ për Lezhën.
Edhe këshilltarja e opozitës në Këshillin Bashkiak të Lezhës, Alfrida Marku, shpreh shqetësimin e saj për ndikimin e situatës në imazhin e qytetit dhe të gjithë rajonit. Ajo kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga autoriteteve shqipttare për të garantuar rendin dhe për të ofruar transparencë mbi administrimin e kampit.
Në zbatim të një dekreti të qi të Qeverisë Meloni, që prej 11 prillit në kampin e Gjadrit janë vendosur emigrant të cilëve ju është refuzuar azili në shtetin Italian.Pjesa më e madhe e tyre janë përsona problematik dhe me preçedent penal, duke u përfshire në veprime të dhunshme brenda kësaj strukture.