Teksa punimet në kampin e refugjateve në Gjader të Lezhës ende nuk kanë përfunduar, disa banorë të fshatit Kakarriq pretendojne se një pjesë e kësaj strukture është ndërtuar në pronen private të tyre. Denoncimi është bërë nga fisi Maçi, sipas të cileve ju është marrë një siperfaqe e konsiderueshme toke të cilen e kanë më të gjithë dokumentacionin përkatës të cilin jua kanë paraqitur autoriteteve italiane, por nuk është marrë parasysh.
Fisi Maçi kërkon të shpronësohet për pjesen e pronës ku është ndërtuar kampi i refugjateve, ndërsa thonë se nga punimet e kryera aty janë mbyllur dhe kanalet kulluese çka do të sjellë përmbytje në zonë.
Të kontaktuar për këtë çështje autoritetet Italiane të cilët po ndërtojnë kampin e refugjateve në Gjader të Lezhës, bëjnë me dije se kanë vepruar në bazë të hartës të cilen jua kanë vënë në dispozicion autoritetet shqiptare dhe se nuk kanë përgjegjësi në lidhje me këto pretendime të ngritura nga banoret e Kakarriqit.