
Për të tretin vit radhazi, kampi veror “Buzëqeshim Verës” ka hapur dyert për fëmijët e Shkodrës, duke u ofruar një verë të mbushur me lojëra, aktivitete edukative dhe momente argëtimi.
Në këtë kamp marrin pjesë fëmijët e qendrave komunitare, por edhe shumë bashkëmoshatarë të tjerë, të cilët çdo ditë bëhen pjesë e një mjedisi të përbashkët ku mësojnë, krijojnë miqësi të reja dhe zhvillojnë aftësitë e tyre përmes aktiviteteve të ndryshme.
Organizatorët theksojnë se kampi synon të krijojë mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët, duke i përfshirë në një program që ndërthur edukimin, kreativitetin dhe argëtimin gjatë pushimeve verore.
“Buzëqeshim Verës” është kthyer tashmë në një traditë verore në Shkodër, duke u dhuruar çdo vit qindra fëmijëve një eksperiencë të veçantë dhe kujtime të bukura që do t’i shoqërojnë gjatë.






