Institucionet rajonale dhe lokale në Lezhë u përballen në volejboll me njëra tjetren.Pjesë e kampionatit i cili është kthyer në traditë të përvitshme, ishin 10 ekipe ku u zhvilluan plot 120 ndeshje dhe kampion u shpall ekipi i policisë. Ndërsa në vendin e dytë u rendit Spitali Rajonal i Lezhës dhe në të tretin Bashkia Lezhë.

Ky kampionat kishte rivalitet mjaft të fortë dhe mjaft emocione, ndërsa qëllimi ishte që punonjësit e administrates publike të argëtohen përmes sporit.

Kampionati i Volejbollit mes instititucioneve organizohet për të tretin vit radhazi nga Drejtoria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve në Bashkinë Lezhë.Krahas ekipit kampion dhe të vendeve të dyta e të treta, u shpallen edhe tre çmime të tjera, ekipi më Fair Play, Sigurimet Shoqërore, ekipi më i Organizuar Agjensia Shtetërore e Kadastres dhe më korrekt Drejtoria e Tatimeve.

Artikulli paraprakMBYLLET FESTIVALI FOLKLORIK TIPOLOGJIK
Artikulli tjetërNË KËRKIM PËR PRODHIM DHE SHITJE NARKOTIKËSH, ARRESTOHET 33-VJEÇARI