
Kampionati kombëtar i futsallës do të ngrejë siparin të shtunën, teksa Vllaznia do ta nisë me një ndeshje shumë të fortë dhe të rëndësishme, siç është ajo ndaj Flamurtarit. Drejtori teknik i ekipit kuqeblu, Arben Xhaferi, thotë se Vllaznia është gati për nisjen e kampionatit, të cilin e kanë pritur prej kohësh.
Drejtori Xhaferi flet edhe për objektivat që Vllaznia e futsallës do të ketë në këtë sezon të ri.
Ndeshja e parë e Vllaznisë ndaj Flamurtarit do të luhet ditën e shtunë, në ora 19:30 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.