27-vjeçari u tërhoq në stilin e shtytjes, duke bërë që emri i tij të renditej jashtë listës përfundimtare të kësaj kategorie.

Pas garës, në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Qerimaj ka shkruar se vendimi për tërheqjen erdhi pas dëmtimit në gju gjatë provave në stilin e shkëputjes. Rezultati zhgënjyes i këtyre dy sportistëve në aktivitetin e fundit kualifikues për në Rio 2016, bën që Shqipëria të mos ketë asnjë peshëngritës të kualifikuar në këto Lojëra Olimpike. Mundësia e fundit për të patur peshngritës shqiptar në Brazil, janë pjesëmarrja me ftesat që vijnë nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes. Nëse dhe me ftesa nuk do të marrim pjesë, atëherë kjo do të jetë hera e parë pas 7 Olimpiadash që vendi ynë nuk do të ketë asnjë përfaqësues të shtangës në një aktivitet kaq të rëndësishëm.

/ Star Plus TV /

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKARIM BENZEMA NUK DO TË JETË PJESË E “EURO 2016”
Artikulli tjetërEKONOMIA BOTËRORE, FMN JEP ALARMIN