Qendra Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija” është duke zhvilluar kampionatin e ping pongut mes shkollave 9-vjeçare publike dhe jo publike. Përgjegjësi i sektorit të sporteve pranë QKF Agim Troshani thotë se janë 30 shkolla pjesëmarrëse dhe 120 garues vajza dhe djem. Nga këto kampionate spikaten elementët më cilësor thotë Troshani të cilët më pas mund të bëhen pjesë e ekipit të Vllaznisë në ping pong.

Krahasuar me vitet e mëparshme shprehet përgjegjësi Troshani, pjesëmarrja në kampionatin e ping pongut mes shkollave 9-vjeçare është më e madhe dhe po ashtu edhe konkurenca është rritur ndjeshëm gjë e cila sjell edhe një cilësi më të mire.

Në fund të kampionatit të ping pongut mes shkollave 9-vjeçare të Shkodrës, Qendra Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija” do të shpallë edhe fituese dhe do të shpërndajë certifikatat përkatëse për më të mirët mes vajzave dhe djemve. Para pak ditësh QKF zhvilloi edhe kampionatin e shahut mes shkollave të qytetit.

Artikulli paraprakKQZ NDAN FONDET PËR PARTITË POLITIKE PËR VITIN 2024, JA SA PARA MERR PS DHE PD
Artikulli tjetërPROJEKT PËR PALLATET NË RRUGËN “ISUF SOKOLI”