Në Shkodër po zhvillohet një ngjarje shumë e veçantë, aty ku rreth 600-policë nga vende të ndryshme të Europës dhe Botës janë mbledhur për të luajtur futboll. Në tre ndeshjet e para, Shqipëria ka marrë tre fitore, duke mposhtur Moldavinë, Gjermaninë dhe Serbinë. Pikërisht, me këtë të fundit ishte ndeshja më interesante, ku ekipi i policëve shqiptarë fitoi 2-1. Trajneri Ardian Zhuri dhe kapiteni Olsi Radohina folën për fitoret e deritanishme të skuadrës së tyre në këtë aktivitet.

Ndërkohë, presidenti i IPA Albania, Skënder Doda është i lumtur me mbarëvajtjen dhe me mënyrën se si po shkon ky aktivitet.

Kampionati i policëve është një tjetër risi që qyteti i Shkodrës ofron, sepse siç dihet, vitin e kaluar u zhvillua edhe kampionati europian i priftërinjve.

Artikulli paraprak“TA THAM N’SHKODËR”, BALAJ RRËFEN HISTORINË E TIJ
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTIME DHE PROCEDIME PËR VEPRA TË NDRYSHME PENALE