
Kampionati i shahut mes shkollave 9-vjeçare vijon në ditën e tij të dytë. Përgjegjësi i sektorit të sporteve pranë qendrës kulturore të fëmijëve “Kujtim Alija” Agim Troshani thotë se ky kampionat është i rëndësishëm pasi ndihmon fëmijët në zhvillimin e tyre si dhe i largon nga rutina e përditshme.
Këtë vit pjesëmarrja e shkollave 9-vjeçare në kampionatin e shahut pranë qendrës kulturore të fëmijëve “Kujtim Alija” është më e lartë se vitet e kaluara. Kjo garë e shahut do të përfundojë me finalet më 14 shkurt dhe synon që të evidentojë fëmijët të cilët në të ardhmen mund të jenë shahistë të spikatur.