
Vllaznia U-18 nuk ka arritur dot të shpallet kampione kombëtare për vitin 2024, edhe pse kishte pesë kampionë në peshat rrespektive. Në fakt, kanë qenë kryeqytetasit e Studentit ata që merituan Kupën e ekipit kampion, me finalet që u shoqëruan me një rivalitet të fortë. Trajneri i Studentit, Artur Koçi, tha se është mjaft i lumtur që i morën titullin kampion Vllaznisë.
Nga ana tjetër, trajneri i Vllaznisë, Lazarin Vila, u shpreh se pavarësisht renditjes në këtë kampionat, ekipi kuqeblu ka boksierë me të ardhme.
Për Vllazninë, kampionë u shpallën boksierët Ergys Uruçi, Tonin Prela, Arvjos Kroj, Renato Gurra dhe Dario Gjetaj. Ndërkohë që, boksieri shkodran Tonin Prela u vlerësua si boksieri më luftarak i kampionatit, ndërsa boksieri tjetër i Vllaznisë Renato Gurra është shpallur si boksieri më teknik.