Për herë të parë në Shkodër po zhvillohet kampionati i tenisit për moshat nga tetë deri në dymbëdhjetë vjeç.

Në këtë kampionat të parë vërehet një pjesëmarrje e gjërë nga Shqipëria e Kosova etj. Sokol Hoxha përfaqësues i federatës së tenisit për mediat shprehet se ky sport ka nisur që të jetë mjaft tërheqës.

Por përfaqësuesi i federatës së tenisit Sokol Hoxha bën me dije se një nga problemet më madhore është mos pasja e një fushe stërvitjeje për zhvillimin e këtij sporti në Shkodër. Trajneri Dino Mehmetoviç tregon më në detaje rreth kampionatit të tenisit që po zhvillohet për herë të parë në Shkodër.

Artikulli paraprakSHKODRA NË FESTIVALIN “ ARDHMËRIA”
Artikulli tjetërFNSH-ja SEKUESTRON MAKINA LUKSOZE DHE KONTROLLON LOKALE