
Kampionati kombëtar i Gjimnastikës ka zhvilluar garat e rradhës në Shkodër, duke mbledhur nëntë ekipe dhe rreth 150-sportistë nga i gjithë vendi në një aktivitet të rëndësishëm për këtë disiplinë. Në ceremoninë hapëse, të pranishmit i përshëndeti presidenti i Federatës së Gjimnastikës, Leonard Lulaj, i cili vlerësoi organizimin e aktivitetit dhe rëndësinë e zhvillimit të gjimnastikës në vend.
Gara u karakterizua nga një nivel i lartë konkurrimi dhe performanca cilësore nga gjimnastët pjesëmarrës, të cilët synojnë rezultatet më të larta në disiplinat përkatëse.






