VETEM NJE BARAZIM 2-2 PAS NJE DISAVANTAZHI SUPRIZE NGA MIQTE AUSTRALIANË. Vetem nje barazim 2-2 pas nje disavantazhi suprize nga miqte australiane.

Kampionët në fuqi te botës deri 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt ishin shumë pranë humbjes, por e shmangen ate. Ka perfunduar me 4 gola ne barazim 2-2 edhe miqesorja e djeshme në stadiumin e Kaieserslauternit. Për të shmangur disfatën e papritur mendoi veterani Lukas Podolski, i aktivizuar në pjesën e dytë. Traineri i kampioneve te botes ne fuqi Lev rreshtoi nje 11-she ne fushe thuajse eksperimentale me rreshtimin 3-2-3-2, me Zieler në portë, Mustafi – Hoëedes e Badstuber në mbrojtje, para të cilëve u rreshtuan Khedira dhe Gundogan, ndërsa Hektor-Ozil dhe Belarabi ishin në mbështetje të dyshes sulmuese Gotze – Reus. Rastet e para të rrezikshme i pati Australiame Leckie dhe Burns, që krijuan panik në zonën e pancerave, gjithsesi golin e parë e shënuan gjermanët me Reus, pas assitit të marrë nga Sami Khedira. Ishte gjermani Reus, i cili iu afrua sërish golit në minutën e 24-rt, ndërsa 5 minuta nga përfundimi i pjesës së parë, një krosim i saktë i Burns nga e djathta u maksimalizua me kokë nga Leckie, i cili cuditërisht u gjend i lirë në qendër të zonës. Australia e nisi me një tjetër gol pjesën e dytë, teksa Jedinak ekzekutoi mjështërisht një goditje dënimi dhe keshtu tjeter avantazh 1-2. Ne kete cast Lev ndryshon shume: Podolskin, Sschurlen, Krusen e Kramer, që zëvendësuan Reus, Gotzen, Belarabin dhe Khediran. Gjermanet arriten te barazonin me Lukas Podolskin, i cili shfrytëzoi një asist të Schurles shumë pranë zonës së portierit pikërisht në minutën e 81. Nje barazim ne K’lautern qe nuk la shije pozitive, edhe pse Lev kishte tjeter objektiv.

Artikulli paraprakKUVENDI I HEQ MANDATIN DY DEPUTETEVE TOM DOSHI DHE MARK FRROKU
Artikulli tjetërANTI- ARMENIA, KUQEZINJTË ME MUNGESA POR OPTIMISTË