Mes miqsh e kampionësh, Faruk Kalleshi rekordmeni e një prej sportistëve më të mirë të të gjitha kohrave ka festuar 70-vjetorin e tij të lindjes. Ish-peshëngritësi nga miqtë e tij cilësohet si simbol i shtangës shqiptare.

Vetë kampioni Kalleshi falenderon miqtë e tij në këtë ditë të veçantë dhe tregon shkurtimisht arritjet por edhe pengun e madh për thyerjen e rekordit botëror. Faruk Kalleshi mbart mbi supe shumë suksese e arritje, rezultate të larta e po ashtu kujtohet me nostalgji nga tifozët e panumërt të tij në mbarë vendin.