Kampioni i Europës në atletikë Izmir Smajlaj është pritur në zyrën e kryetares së bashkisë Voltana Ademi.

Kësaj here kryebashkiakja nuk e ka refuzuar një takim të tillë siç ka ndodhur më përpara. Vetë kampioni Smajlaj tha se tashmë ndjehet mirë kur ka vëmendjen e duhur. Trajneri Vildan Tufi shprehet se kontribut ka edhe ai në këtë sukses të kampionit të Europës Izmir Smajlaj. Kampioni i Europës Izmir Smajlaj pas takimit në bashkinë Shkodër do ketë edhe takime të tjera me kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë nga ku pritet që t’i jepet mbështetja maksimale.