Medalja e kampionit të Europës në Atletikë Izmir Smajlaj shkon për të gjithë shqiptarët.

Mes emocionesh shkodrani sapo mbërriti në aeroportin e Rinasit rrëfeu këtë sukses të madh. Smajlaj ka si objektiv të tij tashmë të kapë finalet e kampionatit botëror që do jetë në muajin gusht në Londër por me një mbështetje më të madhe premton edhe medaljen e arit në botëror. Kampioni i Europës tregon momentin e veçantë me shqiponjën që bëri në Beograd pasi fitoi medaljen e arit duke thënë se ia dedikoi të gjithë atyre që e mbështetën. Atleti Izmir Smajlaj u shpall kampion Europe në kërcim së gjati me rezultatin 8:08 duke bërë të gjithë shqiptarët që të ndjehen krenar.