Nevoja për investime konkrete në arsimin e lartë në Shkodër është rikthyer në vëmendje. Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Tonin Gjuraj, ka kërkuar mbështetje nga politika lokale dhe institucionet qendrore për ndërtimin e një kampusi universitar në Shkodër. Sipas tij, kjo nismë do të ishte një hap i domosdoshëm për forcimin e arsimit të lartë në veri të vendit dhe një mundësi reale për të mbajtur studentët shkodranë në qytetin e tyre.
Ndërkohë, rektori Gjuraj foli edhe për takimin në Malin e Zi ku është diskutuar konkretizimi I iniciativës për themelimin e insitutit të Albanologjisë.
Ndërtimi I kampusit universitar konsiderohet si një nga kërkesat kryesore të rektorit Tonin Gjuraj, I cili bën thirrje që kjo ide të marrë mbështetje të gjerë nga politika, media dhe qeveriam si një investim strategjik për zhvillimin arsimor dhe ekonomik të Shkodrës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTUKA: NË 2025 U MBYLLËN 18 BIZNESE NË SHKODËR
Artikulli tjetërZJARRET ZHVESHIN KODRËN MBI QYTETIN E LAÇIT