Kanabisi, Demiraj në inspektim ajror; asnjë rast kultivimi masiv

Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj kreu këtë të premte një inspektim ajror në kuadër të masave për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike. Gjatë këtij inspektimi, që u shtri në të gjithë zonat që kanë qenë problematike gjatë vitit të kaluar nuk është evidentuar asnjë rast i kultivimit të kanabisit. Edhe nga raportimet që ministri Demiraj ka marre nga Policia e Shtetit nuk rezulton të ketë kultivim në masë të narkotikëve, me perjashtim të rasteve të izoluara që janë evidentuar dhe asgjësuar. Ministri Demiraj ka inkurajuar Policinë e Shtetit të përqendrohet në evidentimin dhe sekuestrimin e sasive stok të lëndëve narkotike të trashëguara nga viti i kaluar, në mënyrë që trafikimi i tyre jashtë territorit të Shqipërisë të minimizohet dhe parandalohet tërësisht.