Lufta kundër kanabisit ka qenë në qendër të një takimi në prefekturën e qarkut Shkodër mes prefektit Çesk Millja, drejtorit të policisë vendore Shkodër Niko Brahimaj dhe përfaqësuesve të bashkive. Prefekti Millja deklaroi se lufta kundër kultivuesve të kanabisit duhet të jetë e fortë

Drejtori i policisë vendore të Shkodrës Niko Brahimaj deklaroi se policia s’mund të jetë e vetme në luftën kundër kanabisit duke kërkuar përfshirjen edhe të institucioneve të tjera dhe shtoi se është katërfishuar goditja ndaj kanabisit.

Drejtori Brahimaj foli edhe për zonat malore ku kultivohet kanabisi duke thënë se do të shtohen fluturimet nga ajri por edhe mjetet e kalueshmërisë së lartë duke qenë se përveç terrenit të vështirë problem është se parcelat tashmë janë në vende të vogla shpesh edhe të mbyllura

Pavarësisht luftës kundër kanabisit Shkodra vazhdon që të mbetet në hartën e kuqe si një prej qarqeve problematike për kultivimin e kanabisit.

Artikulli paraprakVAU DEJES, ARRESTOHET 61-VJEÇARI I SHPALLUR NE KERKIM
Artikulli tjetërVAU-DEJES, ARRESTOHET 61-VJEÇARI , FSHEHU TË ARDHURAT