Do të jetë Kanadaja kundërshtari i fundit i Shqipërisë përpara startit të Europianit.

Megjithëse u përhap lajmi që pas Austrisë më 26 Mars, kombëtarja kuqezi do të përballej me Gjermaninë, kampione e botës, burime pranë federatës shqiptare të futbollit konfirmojnë se nuk do të zhvillohet një sfidë e tillë, megjithëse negociatat ekzistonin, por më 5 qershor kundër kuqezinjve do të jetë përfaqësuesja e Kanadasë. Me të gjitha gjasat kjo miqësore do të luhet në Francë duke qënë se 6 ditë më pas kombëtarja shqiptare do të debutojë në finalet e Europianit përballë Zvicrës. Kanadaja për momentin nuk është në nivelet e larta të futbollit botëror, dhe nuk zotëron emra të rëndësishëm. Aktualisht kjo skuadër drejtohet nga spanjolli Benito Floro. 63 vjecari ka një karreirë të pasur ku në të shkuarën ka qënë në krye të pankinës së Realit ët Madridit, Villarealit apo edhe Mallorcës. Kanadaja ka qënë vetëm një herë pjesë e një eventi madhor të futbollit, në botërorin e vitit 1986. Kjo sfidë do ti shërbej trajnerit të përfaqësueses shqiptare Gianni de Biasi për të kryer edhe kolaudimin e fundit të formacionit përpara startit të edicionit. Pra janë tashmë të konfirmuara dy miqësoret e radhës për kuqezinjtë, në Vjenë me Austrinë më 26 Mars dhe 5 qershor përballë Kanadasë.

Artikulli paraprakBORXHET LENE PENG, FILLIMIN E KATEGORISE SE PARE
Artikulli tjetërGREQI, DIGJET AUTOBUSI I LINJES VOLOS – TIRANE