Ky është kanali kullues në lagjen Livade në Shkodër. Prej më shumë se 20 ky kanal nuk është pastruar duke u kthyer në një problem shqetësues për banorët të cilët jetojnë atje. Banorët tregojnë se mbeturinat bashkohen me ujrat e zeza duke vënë në rrezik jetën e tyre pasi mund të bëhen shkak i sëmundjeve të ndryshme.

Banorët i bëjnë thirrje insitucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë për pastrimin e këtij kanali.

Rreth 40 familje të cilat jetojnë në lagjen Livade në qytetin e Shkodrës kanë bërë disa here ankesë pranë bashkisë Shkodër për pastrimin e kanalit por deri më tani askush nuk i është përgjigjur nevojave të tyre.

 

Artikulli paraprakRAMA VIZITË ZYRTARE NË ITALI MË 2 DHJETOR, TAKOHET ME KRYEMINISTREN MELONI
Artikulli tjetërFUSHA E TOROVICËS KTHEHET NË “LIQEN”