
Kanali në fshatin Mjedë është i mbushur me mbeturina të ndryshme dhe papastërti të cilat duke mos u pastruar ndër vite janë grumbulluar aty duke e kthyer gati në një venddepozitim mbeturinash.
Prej shumë kohësh ky kanal edhe pse me një rëndësi të madhe nuk pastrohet nga askush.
Kanali i Mjedës ka një rëndësi të madhe sepse funksioni i tij është ujitja e pothuajse të gjitha tokave bujqësore të NënShkodrës. Nis që në fshatin Mjedë të Bashkisë vau Dejës dhe përshkon fshatin Stajkë, disa fshatra të tjerë e po ashtu edhe zonën e Hajmelit, shkon deri në kufijtë e qytetit të Lezhës si dhe shërben për ujitjen edhe të tokave të Komunës Dajç.
Në këtë mënyrë harta e ujitjes së tokave nga ai kanal është e madhe duke përfshirë pothuajse tërësisht NënShkodrën. Edhe pse shërben për një pjesë të konsiderueshme të Qarkut Shkodër, asnjëherë nuk ka patur investime serioze për këtë kanal.
Banorët jashtë kamrave ndërsa ngrejnë shqetësimin për gjendjen e këtij kanali kërkojën që të ndërhyet për pastrimine tij e cila mungon prej shumë kohësh






