Shishe e qese plastike, kafshë të ngordhura, shkurre të cilat janë përhapur kudo. Kjo është pamja që të ofrohet gjatë kalimit në rrugën kryesore të fshatit Bërdicë.

Mungesa e aksioneve periodike të pastrimit të këtyre kanalave kulluese ka bërë që niveli I tyre të jetë pothuajse I barabartë me nivelin e rrugës.

Pavarësisht apelit të bërë nga banorë të zonës për pastrimin e këtyre kanaleve, asgjë nuk ka ndryshuar ndër vite. Por nuk janë vetëm banorë ato të cilët I kanë sjellë këto kanale në gjendjen aktuale.

Gjatë vëzhgimit të shkurtër që bëmë, vihet re se drejtues të rastësishëm mjetesh hedhin mbeturinat nga xhami I makinës, pa tentuar të ndalin fare. Shkak për degradimin e situatës është edhe mungesa e një kazani për mbledhjen e mbeturinave.

Nga ana e njësië administrative disa herë është ndërhyrë për pastrimin e këtyre kanaleve kulluese por kjo duket se kjo gjë nuk ka mjaftuar për ndërgjegjësimin e personave të papërgjegjshëm të cilët kanë nxjerrë jashtë funksionit kanalet kulluese në rrugën kryesore të këtij fshati.

Në pak metër thellësi e këtij kanali është e mbushur nga mbeturina urbane, por jo vetëm të cilat gjatë dekompozimit lëshojnë erë të rëndë sidomos gjatë stinëve pranverë dhe verë.

Ndërkohë nuk është marrë asnjë masë për përmirësimin e gjendjes duke i lënë rreth mijëra banorë të ekspozuar përballë sëmundjeve që burojnë nga ndotja e kanalit.

Artikulli paraprakRRUGA KOPLIK-DEDAJ PENG I PREMTIMEVE ELEKTORALE
Artikulli tjetërGUR I ZI, DO TË NDËRHYHET NË KANALE KULLUESE