Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka uruar kryeministrin Edi Rama për rizgjedhjen në krye të vendit.

Në një postim në rrjete sociale, Merz e uron kreun e qeverisë në shqip me fjalët: “Shumë urime”.

Më pas, mesazhin e përcjell në gjuhën gjermane, teksa shkruan se mezi pret që të vijojnë bashkëpunimin. Ai përmend edhe faktin se ditën e nesërme, më 16 maj, do të takojë kryeministrin në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, takimi i tyre i parë pas zgjedhjes së tij si kancelar i Gjermanisë.

“Urime, @ediramaal, për rizgjedhjen tuaj në Shqipëri. Shumë urime! Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dhe të takohemi për herë të parë në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë të premten.”, shkruan Merz.

Artikulli paraprakSHKODËR, PROCEDIME E ARRESTIME PËR VEPRA TË NDRYSHME PENALE
Artikulli tjetërSTARMER VIZITË ZYRTARE NË SHQIPËRI, PRITET NGA BEGAJ! PRITET TË ZHVILLOJË TAKIM KOKË MË KOKË ME RAMËN, MË PAS KONFERENCË PËR SHTYP