Kancelarja gjermane, Angela Merkel vjen për herë të dytë në një vizitë zyrtare në Tiranë. Zyrtarja e lartë gjermane mbërriti në Rinas rreth orës 10:00, ku u prit nga ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.

Më pas eskorta ku udhëtonte kancelarja udhëtoi drejt kryeqytetit shqiptar, nën masa të rrepta sigurie, ku ndalesa e parë ishte Pallati i Brigadave. Aty e priti i zoti i shtëpisë, kryeministri Edi Rama. Gjithçka eshte e organizuar, ku në nder të kancelares gjermane u organizua dhe një ceremoni zyrtare.

Dy zyrtarët gjatë takimit të tyre nuk harruan edhe rregullat për shkak të pandemisë, ndërsa u përshëndetën me një takim të grushteve. Pasi u ulën në poltronët e tyre, siç e përcakton dhe protokolli, u vendosën dhe dy himnet kombëtare, ai i Shqipërisë dhe i Gjermanisë.

Ashtu sic e përcakton edhe axhenda, turi i Merkel në Tiranë nis me vizitën e saj me kryeministrin Edi Rama, ndërsa takimi do të përmbyllet me një konferenca të përbashkët mes Ramës dhe Merkel.

Kancelarja ka zgjedhur pikërisht vendin tonë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të ‘Procesit të Berlinit’. Mësohet se ky takim në Tiranë është edhe një tentativë e fundit që Merkel t’i japë një shtytje partisë së saj, Unionit Kristian-Demokratik (CDU), në zgjedhjet që pritet të mbahen më 26 shtator. Kjo është hera e dytë që Merkel vjen në Tiranë.

Artikulli paraprakTË ARDHURAT NGA DOGANAT ARRIJNË REKORD HISTORIK NË GUSHT, NGA RRITJA E IMPORTEVE, ÇMIMEVE DHE KONSUMIT TË KARBURANTEVE
Artikulli tjetërPËRFUNDON TAKIMI KOKË MË KOKË MES MERKEL DHE RAMËS! NISEM DREJT TAKIMIT ME LIDERËT E BALLKANIT PERËNDIMOR