Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Shkodër zhvilloi një aktivitet ndërgjegjësues përpara Prefekturës së Qarkut Shkodër në kuadër të tetorit rozë, muajit kundër kancerit të gjirit. Dy gra, Diana Arçi dhe Suela Kallmi të cilat janë diagnostifikuar kundër kancerit të gjirit bënë thirrje grave dhe vajzave që të bëjnë kontrollet e mamografisë.

Më pas drejtoria rajonale e spitalit në Shkodër organizoi një marshim si ndërgjegjësim kundër kancerit të gjirit, marshim që bashkoi edhe gratë e politikës.

Spitali i Shkodrës ka dy mamografi që janë në dispozicion për kontrollin e vajzave dhe grave gjatë gjithë vitit.

Mjekia onkologe Kleva Qera u shpreh se për këtë vit në spitalin e Shkodrës janë 47 gra dhe vajza që po diagnostifikohen ndaj kancerit të gjirit.

Në qarkun Shkodër raporti i vajzave dhe grave të prekura nga kanceri i gjirit është nga 9 mamografi 1 prej tyre rezulton pozitive, një shifër e lartë dhe një tregues se sa i rëndësishëm është kontrolli kundër kancerit të gjirit.

 

Artikulli paraprakAVOKATI I POPULLIT, DRANGU: TË VOTOHET KANDIDATURA JONË
Artikulli tjetërPANAIRI I AGROPËRPUNIMIT “VJESHTA N’SHKODËR”