Muaji i tetorit rozë u përmbyll nga drejtoria rajonale e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor në bashkëpunim me bashkinë Shkodër dhe organizatën “Eko Mendje” me një film të shfaqur për gratë dhe vajzat shkodrane në hollin e bashkisë Shkodër. Filmi “Miss You Already”, “Më mungon tashmë” flet për një grua që përjeton kancerin e gjirit dhe rolin e personave të dashur, miqve dhe familjes në përballjen me këtë sëmundje. Ky film përmban mesazhe domethënëse shprehet Jozefina Delia, specialist pranë Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër.
Ajo që mbetet problem është hezitimi i grave dhe vajzave në zonat rurale për të bërë mamografinë edhe pse është falas.
Pavarësisht mungesës së ndërgjegjësimit, këtë vit ka funksionuar kartolina rozë e përcjellë nga gratë dhe vajzat tek personat e afërm të tyre duke i ftuar që të bëjnë mamografinë.
Numri i grave dhe vajzave të prekura nga kanceri i gjirit në Shkodër vijon që të jetë i lartë.