
Muaji i ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit, i njohur si Tetori Rozë, u permbyll me një marshim sensibilizues përgjatë bulevardit “Gjergj Fishta” ne Lezhe. Në këtë aktivitet morën pjesë gra, vajza, përfaqësues të institucioneve vendore dhe qytetarë të shumtë, të cilët u bashkuan me mesazhin e përbashkët për rëndësinë e kontrollit të hershëm.
Marshimi kishte për qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e grave për rëndësinë e kryerjes së
Mesazhe sensibilizuese dhanë edhe drejtueset e Sherbimit Social, të cilat theksuan rëndësinë e bashkëpunimit institucional për mbështetjen e grave të prekura dhe për nxitjen e ndërgjegjësimit në komunitet.
Numri i grave te prekura nga kanceri i gjirit ne lezhe ka pesuar rritje, ku vetem gjate ekzaminimeve te shumta qe jane realizuar pergjate muajit tetor jane zbuluar 18 raste te reja.






