Kanceri i mushkërive po rritet me ritme të larta, aq sa mbeten shqetësuese shifrat e viteve të fundit.

Sipas shefes së repartit të pneumonisë pranë Sanatoriumit të Shkodrës, Nadire Suma, mesatarja në Shkodër është 40 deri në 45 raste dhe varion nga viti në vit. Si gjithmonë, shkaktar kryesor vazhdon të mbetet duhani, por edhe ndotja e ambjentit është një faktor tjetër rrisku. Përsa i përket gjinive, burrat vazhdojnë të marrin masën më të lartë, por edhe gratë nuk mbeten prapa pasi është rritur ndjeshëm edhe numri i tyre me një numër relativisht të lartë. Përgjithësisht, kanceri i mushkërive zbulohet në stadet më të fundit pasi për fat të keq ky lloj kanceri nuk jep shenja të qarta dhe dhimbje që mund të dyshohen enkas për të.

Si pasojë, individët e zbulojnë atë në një stad mfat shqetësues. Ky lloj kanceri ka rritur numrin e tyre edhe në moshat më të reja, 60 apo 65 vjeç. Kanceri i mushkërive sjell raste të rralla edhe përsa u përket moshave shumë të reja. Ky lloj tumori ka njohur një rritje alarmante përsa i përket edhe Sanatoriumit të Tiranës, me numra që shkojnë deri në 600 raste në vit, duke e cilësuar atë si alarmante.